Shkolla e Magjistraturës zhvillon në datat 25 – 26 Nëntor 2024 me grupe të ndryshme pjesëmarrësish aktivitetin trajnues me temë: “Kontrolli i përqëndrimeve, çështje procedurale; Detyrimi i njoftimit paraprak; tavanet dhe rregullat për llogaritjen, fazat e shqyrtimit dhe kriteret për pajtueshmërinë me rregulla procedurale. Zbatimi Gjyqësor i Ligjit të Konkurencës: aspekte materiale dhe procedurale. Ankimi në gjykatë për gabime procedurale ose mosrespektim të të drejatve të mbrojtjes”.
Aktiviteti trajnues zhvillohet nga Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me ekspertë të UN (UN Trade and Development). Aktiviteti trajnues është dy- ditor dhe zhvillohet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Aida Bushati; Denar Biba; Santiago Soldevila; Joaquin Fernandez; Juan Luis Crucelegui
Lehtësuese: Mediana Meta
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rriten njohuritë dhe kompetencat e magjistratëve në zbatim të ligjit për konkurrencën duke ndjekur dhe analizuar praktikat më të mira europiane në këtë fushë. Të kuptohet roli dhe hapësira e veprimit të gjykatave në gjykimin e çështjeve që përfshijnë shkeljen e konkurrencës, qofshin ato të natyrës administrative apo penale. Të evidentohen vështirësitë e zbatimit të rregullave komplekse të konkurrencës nga ana e gjykatës si edhe të diskutohet bashkëveprimi dhe ndarja e detyrave midis Autoritetit të Konkurrencës dhe gjykatave në adresimin e sjelljeve kundër konkurrencës.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Qëllimi i rregullave të konkurrencës dhe roli i AK. Shkeljet e konkurrencës sipas ligjit dhe praktikës. Marrëveshjet e ndaluara. Abuzimi me pozitën dominuese. Kontrolli i përqendrimeve. Procedurat Hetimore- inspektimi i shoqërive. Masat e përkohshme/gjobat.
- Kuadri ligjor për mbrojtjen e konkurrencës në RSH. Lehtësimi i masave /gjobave. Rishikimi administrativ i çështjeve të konkurrencës Kushtet e sigurimit të padisë. Kufijtë e rishikimit gjyqësor të vendimeve të AK. Si trajtohen marrëveshjet, pozita dominuese në treg, kontrolli i përqëndrimeve? Cili është roli i AK?
- Cili është qëndrimi i GJK në lidhje me kufizimet e lirive ekonomike përfshirë dhe konkurrencën? Cilat janë pritshmëritë e AK për rolin e gjykatave në këtë proces? Cili është roli i së drejtës së BE dhe GJDBE për çështjet e konkurrencës?
- Roli i MSA në linjëzimin e rregullave të konkurrencës me ato të BE-së. Rishikimi kushtetues i çështjeve të konkurrencës.
Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë të Republikës së Shqipërisë, avokatë shteti pranë Avokaturës së Shtetit.